Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë, në Holandë, nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.
Gjykimi i Millosheviqit kishte përfunduar pa një vendim, kur i ashtuquajturi “Kasapi i Ballkanit”, ishte gjetur i vdekur në moshën 64-vjeçare nga një sulm në zemër në qelinë e tij, më 11 mars, 2006.