Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit.
Në këtë ditë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto në përkujtim të jetëve të humbura.
I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan kreu i qeverisë