Live

Ditë e historike: Nga sot bota do t’i ketë 8 miliardë njerëz

08:10 / 15 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Më 15 nëntor 2022 (Sot), popullsia e botës parashikohet të arrijë në 8 miliardë njerëz, një moment historik në zhvillimin njerëzor.

“Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë njerëzore për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienën personale dhe mjekësinë. Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të lindshmërisë në disa vende”, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Ndërsa popullsisë globale iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga 7 në 8 miliardë, do të duhen afërsisht 15 vjet – deri në vitin 2037 – që ajo të arrijë në 9 miliardë, një shenjë se ritmi i përgjithshëm i rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet.

“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...