Djali i Fahredin Gashit, Albioni, i ka shkruar një letër të hapur gjyqtarit, Arben Hoti.
Letra ka të bëjë, sipas tij, me trajtimin e padrejtë të organeve vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë ndaj babait të tij, Fahredin Gashit.
Albion Gashi ka thënë se zbatimi i standardeve të dyfishta të kësaj instance të drejtësisë kosovare nuk ka të ndalur, kështu duke kërkuar përgjigje nga gjyqtari Arben Hoti.
Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Vazhdim i nje reagimi te para dy viteve, ne lidhje me trajtimin e padrejte te organeve vendore dhe nderkombetare te drejtesise ndaj babait tim Fahredin Gashi. U bene muaj te tere prej qe babai im e ka perfuduar nje denim te padrejte qe do te duhej te lirohej, ose te pakten te ishte ne arrest shtepiak por por qysh nga qershori ai eshte ne paraburgim sepse kete dikush nuk po e lejon. Kujt po i pengon kjo? Pse figura terroriste si Pantiqi qe e sulmon policine e Kosoves ka te drejte te jete ne arrest shtepiak e babai im nje ushtar i UÇK nuk ka te drejte te jete ne shtepi? Madje po injorohet edhe fjala e mjekve te cilet e kane cilesuar se babai per çeshtje shendetesore nuk eshte ne gjendje ta mbaje burgun edhe me tej. Me diagnoza te shumta, e semundje kronike nga te cilat vuan, prape keto nuk kane domethenie ne rastin e tij. Deri kur do te duroje familja jone kete padrejtesi? Si organet vendore ashtu edhe ato nderkombetare qe veprojne ne Kosove duhet te jene me te pergjegjshme ne kete drejtim. Kerkoj nga shteti te na trajtoje barabarte nese jo me mire se serbet e llastuar.
Kjo thirrja ime vlen per ty gjykates Arben Hoti, kerkoj ta di pse ka standarte te dyfishta nga drejtesia jone, gjykatat tona, qe lirojne njerez te krimit me kusht e pakusht kurse luftetari i UÇK mbahet padrejtesisht ne paraburgim pa asnje arsyetim.
Kjo eshte thirrja ime per drejtesi.