Live

Djali i Gucatit: Mllefi ndaj kësaj gjykate raciste të njëanshme e të padrejtë na bëri ta shohim me sy tjetër Hagën

17:11 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Musli Gucati, djali i ish kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati në rrjetin social Facebook ka folur për Hagën duke e quajtur gjykatë raciste të njëanshme. Dhe duke e gjykuar se gjykimi që po i bëhet babit dhe shokëve të tij është i padrejtë.

Andaj ai thotë se qytetin e Hagës është shëndrruar në dhimbje e merzi për familjen e tij.

“Përballja, gjykimi i padrejtë që po i bëhet Babait e shokëve të tij bëri që Porta e këtij qyteti të hapet jo si turistë të cilët shkojnë për të vizituar bukuritë e tij për do mbetet si një emër që bart në vete dhimbje, mërzi, emocion, madje edhe mllef”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Haga ky qytet i bukur por që fatkeqësisht ne nuk e njohim si të tillë pasi në kujtesen time ka ngelur që nga mosha e fëmirisë kur ishte pjesë e çdo shtëpie shqiptare me lajmet që përcjellënin rrjedhën e gjykimeve të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por sinqerisht nuk e kisha menduar asnjëherë që ne si familje do të përballeshim me të njejtën gjë.
Përballja, gjykimi i padrejtë që po i bëhet Babait e shokëve të tij bëri që Porta e këtij qyteti të hapet jo si turistë të cilët shkojnë për të vizituar bukuritë e tij për do mbetet si një emër që bart në vete dhimbje, mërzi, emocion, madje edhe mllef.

Në një nga vizitat me Hysin për herë të parë e dëgjova nga ai se si në këtë qytet të katër stinet ndodhin brenda një dite sigurisht që e kishte fjalën për motin e paparashikueshem që mbizotëron këtu e pikërisht kjo është edhe ajo çka ne si familjar ndjejm sa herë jemi këtu brenda këtyre murëve ndjejm atë mërzin qe po paguajn çmim ata që mbrojtën lirinë dhe të drejtat e vendit dhe popullit të tyre.

E dhimbjen se mohojm dot kur ditët që do duhej t’i jetonin me familjarë niper e mbesa atyre po u mohohen e madje nuk arrijnë as për lamtumirën e fundit të me të dashurëve të tyre, çdo vizitë aty është emocion në vete sepse perkundër të gjithave ata janë optimistë janë pozitivë e krenar madje shumicën e rasteve janë ata prej të cilëve ne marrim kurajo.

E mbi të gjitha mlllefi ndaj kësaj gjykate raciste të njëanshme e të padrejtë na bëri ta shohim me sy tjetër Hagen, na bëri ta njohim në atë mënyrë që ne nuk do të donim ta njihnim.

Hagë uroj që një ditë valixhja ime të bartë eksperieca të tjera kur kthehem nga ti.
Uroj që një ditë të të njoh për të mirat tua dhe në ditë me të mira për ne.

Foto: Qendra e paraburgimit ku mbahen çlirimtarët

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...