Gazetarja kosovare njëherit dhe dëshmitarja e Hagës në procesin Gucati- Haradinaj, Elmedina Ballazhi, ka reaguar ndaj gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka shkruar se dje prokurorët e ZPS’së i shprehnin deklaratat e tyre të fabrikuara e nga Serbi, e me këtë u gëzuan spiunat dhe udbashët që po punojnë për Serbinë, e ndërsa sot është krenari e madhe kur i dëgjon fjalimet e krerëve të UÇK’së, se si deklarojnë për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky është postimi i saj i plotë:
Dje u dëgjuan prokurorët e ZPS’së teksa i shprehnin deklaratat e tyre të fabrikuara e dihet që janë nga Serbia, e me këtë u gëzuan spiunat dhe udbashët që po punojnë për Serbinë.
Ndërsa sot, krenari e madhe është teksa i dëgjon fjalimet e krerëve të UÇK’së, se si deklarojnë për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dalshi faqebardhë🔴👐🏼⚫️