Qindra protestues u mblodhën përpara konsullatës të Suedisë në Stamboll dhe i vunë flakën flamurit suedez, në një reagim kundër dhunimit të librit të shenjtë të Kuranit nga një politikan ekstremist.
Policia mori masa të forta sigurie rreth ndërtesës së konsullatës dhe largoi protestuesit që përpiqeshin të dëmtonin hyrjen.
Në një protestë tjetër në Ankara, turma u mblodh para ambasadës suedeze dhe la një kurorë të zezë para ndërtesës me mbishkrimi “Thuaj Stop Islamofobisë”.
Protestat në Stokholm të shtunën kundër ofertës së Turqisë dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke përfshirë djegien e një kopje të Kuranit, rritën ndjeshëm tensionet me Turqinë në një kohë kur vendi nordik ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për të hyrë në aleancën ushtarake