Live

“Do negociojmë me Kievin”- Zelensky u ankua për mënjanim, reagon Moska: Do jenë në tryezë me ne

21:14 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Ukraina do të jetë pjesë e negociatave “në një formë ose në një tjetër”.

Ai ka thënë të enjten se do të ketë palë amerikane dhe ruse në dialogun për arritjen e paqes, por do të jetë edhe një palë ukrainase.

“Do të ketë një pistë dypalëshe ruso-amerikane të atij dialogu dhe një pistë që do të lidhet me përfshirjen e Ukrainës”, ka thënë Peskov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të enjten se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të bërë për përfundimin e luftës pa u përfshirë Kievi në të, raporton “BBC”.

Ai ka bërë thirrje për përfshirjen e Evropës në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Është me rëndësi që çdo gjë të mos shkojë sipas planit të Putinit”, tha Zelensky, duke shtuar që negociatat të mos bëhen bisedime bilaterale mes SHBA-së e Rusisë.

Shpërndaje në

U Kopjua