Live

Dodik: Është koha që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet, s’ka më kufizime

08:02 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lideri nacionalist i serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH) dhe Presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, iu ka bërë thirrje “të gjithë serbëve”, kudo që janë, të bashkohen brenda një shteti të vetëm.

Ai bëri thirrje për bashkimin e entitetit serb në BeH me Serbinë, duke deklaruar se këtë ide e mbështesin “të gjithë serbët” në të dy anët e lumit të Drinës dhe se plane të tilla të së ashtuquajturës “Botë serbe” mbështeten edhe nga rrethanat aktuale në botë.

“Ne që jemi zgjedhur nga populli, duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të bashkuar popullin serb”, tha Dodik dhe shtoi se “ka ardhur koha kur mund të mendojmë për të gjithë serbët që jetojnë në një shtet, sepse balanca e fuqisë në botë ka ndryshuar dhe nuk ka më kufizime që e kanë penguar deri më tani”, tha Dodik i cili njihet për deklaratat e tij irridentiste.

Ndërkaq, Vladimir Orliç, kryetari i Kuvendit të Serbisë, i cili udhëhoqi delegacionin serb në Banja Llukë, tha se krijimi i RS-së pengoi shkatërrimin e plotë të serbëve të Bosnjës, duke pohuar se ishte një skenar i planifikuar si vazhdim i Luftës së Dytë Botërore, transmeton AP.

Orliç, siç transmeton mediumi kroat Index, foli për themelimin e RS-së në shumës, duke sugjeruar se në të ka marrë pjesë edhe Serbia, prandaj tha ai, se shteti serb e ka obligim ta ruajë dhe mbrojë atë.

Ndryshe, Dodik e ka dekoruar presidentin rus Vladimir Putin me “Urdhrin e Ruplika Srpska” për, siç shkroi ai, patriotizmin dhe dashurinë për RS-në dhe zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe miqësore mes tij dhe Rusisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...