Live

Dodik: Planin franko-gjerman, serbët duhet ta pranojnë ose ta refuzojnë së bashku

13:36 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se vendimi për marrëveshjen franko-gjermane mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të merret bashkërisht nga qeveria dhe opozita në Serbi, por edhe nga shoqëria serbe në tërësi.

“Nëse plani franko-gjerman refuzohet, atëherë ai duhet të refuzohet nga qeveria dhe opozita, si dhe nga shoqëria në tërësi. Gjithashtu, nëse e pranojmë, atëherë duhet ta bëjmë të gjithë”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shtoi se “serbët, kudo që jetojnë, duhet të bashkohen dhe të jenë të bashkuar rreth negociatave”.

Sipas tij, duhet të merren parasysh pasojat e mundshme që kanë të bëjnë me zgjidhjen, të cilat, siç tha ai, mund të ndryshojnë qëndrimin e përgjithshëm të serbëve, raporton Danas.

“Nëse refuzojmë, do të refuzojmë së bashku, nëse pranojmë, duhet të pranojmë së bashku. Dhe kjo është e rëndësishme vetëm që Serbia dhe serbët të mos ndahen përsëri”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua