Live

DOKUMENT| KGJK-ja shpenzon mbi 30 mijë euro për laptopë dhe kompjuterë

14:48 / 01 Nëntor 2022

Nga admin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me laptopë dhe kompjuterë për nevojat e tij dhe të gjykatave. 

Sipas kontratës së publikuar në KRPP, KGJK-ja do të blejë 50 laptopë dhe kompjuterë, të cilët buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë plotë 32 mijë e 450 euro, raporton Demokracia.com.

Për këtë tender kanë aplikuar 7 kompani, ku është përzgjedhur kompania me çmimin më të ulët.

Tenderin për furnizim e laptopë dhe kompjuterë e ka fituar kompania “InterAdria L.L.C”.

Në kontratë nuk është cekur se çfarë laptopë ose kompjuterë do të blejë KGJK-ja. /Demokracia.com/

Shpërndaje në

U Kopjua