Dokumente të klasifikuara të gjetura në zyrën e mëparshme të presidentit, Joe Biden u zbuluan në nëntor nga avokatët e presidentit amerikan në një institut kërkimor në Uashington, tha të hënën një avokat i Shtëpisë së Bardhë.
Gati rreth 10 prej dosjeve u zbuluan në një dollap të mbyllur në Qendrën “Penn Biden” në Washington në nëntor, nga ekipi ligjor i Bidenit, ka thënë avokati i tij, raporton BBC.
Materiali i klasifikuar u identifikua nga avokatët personalë të Bidenit më 2 nëntor, ditë përpara zgjedhjeve afatmesme, tha në një deklaratë të hënën Richard Sauber, këshilltar special i presidentit.
Qendra Penn Biden është emri për Biden, i cili përdorte në mënyrë periodike hapësirën e zyrës nga mesi i vitit 2017 deri në fillimin e fushatës së tij presidenciale 2020.
Zyra e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë njoftoi Arkivin Kombëtar ditën e zbulimit të atyre dokumenteve, tha Sauber, duke shtuar se Arkivi Kombëtar mori materialin mëngjesin tjetër.