Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ende i vjen keq që mori vendimin që Serbia të braktiste minierat e litiumit dhe se ai “doli të ishte presidenti më budalla në botë”, shkruan N1.
Vuçiq e tha këtë duke komentuar protestën e aktivistëve mjedisorë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, se qeveria nuk ka marrë asnjë vendim, por gjithçka ka vendosur vetë.
Qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga planet e saj për të ndërtuar një minierë masive të litiumit pas disa javësh protestash qytetare për shkak të ndikimin mjedisor të këtij projekti që llogaritej të arrinte vlerën prej 2 miliardë dollarësh.
Miniera e litiumit, e cila parashikohej të ishte një nga më të mëdhatë në botë, u pa si një mënyrë për të kapitalizuar kërkesën globale në rritje për elementin që përdoret gjerësisht në bateritë që shfrytëzohen për pajisje elektronike dhe automjete elektrike.