Live

Don Xhoni flet për reperin e njohur Noizyn: Kam respekt për të

12:37 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Dy prej emrave më të njohur dhe më të suksesshëm prej rap muzikën shqiptare janë padyshim Noizy dhe Don Xhoni.

Dyshja prej kohësh janë përfolur për rivalitet me njëri-tjetrin madje ata edhe kishin përplasje të shumta virtuale përmes rrjeteve sociale.

I ftuar në emisionin “Zemër Luana” të Luana Vjollcës që nisi mbrëmë (e diel), Don Xhoni u pyet pikërisht për raportin që ka me Noizyn.

don xhoni

Reperi nga Drenica mohoi të kenë patur ndonjë konflikt me reperin nga Shqipëria, duke thënë se kunjat në rrjetet sociale mes tyre ishin diçka sa për argëtim.

“Na ka njoftuar një mik i përbashkët i yni, është djalë për toke, kemi treguar se nuk kemi probleme me njëri-tjetrin, ato kunjat që kanë ndodhur në rrjete sociale kanë qenë diçka argëtuese, kam respekt për të”.

noizy

Përveç me Noizyn, Don Xhoni ka treguar se ka raporte të mira edhe me reperët e tjerë si Mozzik, Getinjo dhe Finem.

finem

Madje me këtë të fundit ndonëse u përfol për një përleshje fizike me të, reperi tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë mes tyre.

Ndryshe, Don Xhoni aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Era Istrefin “Hala” teksa mbetet I angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...