Live

Don Xhoni paralajmëron ‘EP’-në e parë me katër këngë – publikohet më 15 dhjetor

12:27 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Reperi i njohur, Don Xhoni po vjen me një projekt të ri muzikor.

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej kohës, reperi i njohur tashmë ka finalizuar punën për ‘EP’-në e parë që përbëhet nga katër këngë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Don Xhoni ka zbuluar se të katër projektet e përfshira do të jenë të kompletuara edhe nga ana vizuale.

Tutje reperi njoftoi se projekti mban titullin “Shah Mat” dhe pritet të publiket të enjte, më 15 dhjetor.

Më poshtë postimi i plotë i Don Xhonit:

Pritjes i erdh fundi! Jam shumë i lumtur sot me ua prezantuar EP-në time të parë që e kom quajtur “SHAH MAT” për arsye që e dini ju ‘who run this game!’.

4 këngë, 4 klipe, nuk po dua të zbuloj ma shumë veç me ju pa të enjten më 15 DHJETOR, prej orës 21:00 deri në ora 24:00 në pritje të projekteve që kane me u publiku çdo orë në këtë interval.

Ju don BOKI edhe me 15 DHJETOR ju uroj zyrtarisht festat e fundvitit bashkë me këtë super dhuratë!

Shpërndaje në

U Kopjua