Live

Donika Gërvalla udhëton në Nju Jork për takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit

15:38 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Sharr Jakupi, shef i kabinetit të kryediplomates Donika Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që ministrja ka udhëtuar për në Nju Jork, në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëtuar për në Nju Jork, për të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (UNSC).”, ka shkruar Jakupi.

Shpërndaje në

U Kopjua