Live

Dorëhiqet ministri i Tregtisë me dyshimin për blerje votash

14:27 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Tronditje politike në ekzekutivin japonez të kryeministrit konservator Shinzo Abe, pak më shumë se një muaj pas riorganizimit të qeverisë.

Ministri i Tregtisë, Isshu Sugawara, ka dhënë dorëheqjen, pasi dolën detaje në lidhje me dhurimet personale të bëra ndaj votuesve, që është në kundërshtim me ligjin për financimet nga politikanët.

Në njoftimin e vendimit të tij, Sugawara tha se nuk kishte ndërmend të krijonte shpërqendrime para fillimit të punimeve të parlamentit të Tokios.

Ministria e Tregtisë ka raportuar se ende është duke hetuar nëse ka pasur shkelje të ligjeve të financimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...