Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.
Kjo është konfirmuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
Edhe paraardhësi i Bislimit, Ardian Mullaku kishte dhënë dorëheqje, ani pse ishte zgjedhur drejtor me konkurstë rregullt, njofton Klankosova.