Live

“Dorëzohu, s’është vonë”| Zyra e BE-së hesht për deklaratën e Haxhiut për prokurorin

23:15 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga banka e të akuzuarve e ka kërcënuar prokurorin Ilaz Beqiri.

Haxhiu, e cila akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës sa ishte deputete, tani si ministre ka kërkuar nga prokurori që tërhiqet nga akuza, pasi që sipas saj, mungojnë ekspertiza dhe faktet.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza, nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar Haxhiu.

Pas kësaj deklarate të ministres Haxhiu kanë reaguar partitë opozitare PDK dhe LDK, si dhe shoqëria civile.

Po ashtu edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka kërkuar nga Haxhiu që të përmbahet nga gjuha kërcënuese.

Mirëpo për këtë deklaratë të Haxhiut nuk ka reaguar ende Zyra e Bashkimit Evropian, e cila çdoherë ka qenë e zëshme gjatë qeverisjeve të kaluara në rastet kur sulmohej apo kërcënohej sistemi i drejtësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua