Live

Drake humbi milionat nga Kupa e Botës kurse Noizy arriti të fitoi mbi 50 mijë euro

21:44 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Reperi kanadez Drake ka humbur një tjetër bast me para, pasi vendosi 1 milion dollarë për Argjentinën për të mundur Francën në kohë normale në finalen e Kupës së Botës.

Basti i Drake dështoi pasi ndeshja përfundoi në barazim 2-2 në fund të 90 minutave në stadiumin “Lusail”.

Pamjet u shfaqën në rrjetet sociale të Drake, i veshur me fanellën e liderëve të Serisë A, Napoli, duke deklaruar mbështetjen e tij për Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.

Drake nëse do ia qëllonte, do të fitonte rreth tre milionë euro.

Në anën tjetër, reperi shqiptar, Noizy fitoi mbi 50 mijë dollarë pasi e vendosi bast në finale. Ai publikoi foto nga fitimet që ka marr.

Shpërndaje në

U Kopjua