Live

Drecun: Do të shqyrtojmë planin për normalizim por nuk do të lejojmë hyrjen e Kosovës në OKB

11:02 / 28 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i të ashtuquajturit komision serb për Kosovë, Millovan Drecun, është deklaruar për planin gjermano-francez, ku ka thënë se nuk e ka parë këtë plan, por se ky është plani KUINT-it, i cili rrjedh në parimin e dy Gjermanëve, dhe se duhet të shqyrtohet i gjithë plani dhe të jepet një përgjigje.

“Pavarësisht se sa i keq është plani, ai duhet diskutuar. Ne duhet të tregojmë se jemi konstruktiv. Ka disa konstante, domethënë që ne nuk do të njohim “një shtet të rremë” dhe nuk do të pajtohemi me anëtarësimin e tij në OKB”, ka thënë Drecun për televizionin publik serb RTS.

Sa i përket riregjishtrimit të tabelave të veturave të kosovarëve me targa ilegale të lëshuara nga organet serbe, Drecun kërkon që riregjistimi i këtyre veturave të bëhet me targa të vjetra të lëshuara nga UNMIK-u dhe ka pretenduar se “fakti që Kosova po i anulon tabelat KS një vit para afatit dhe nuk do të diskutojë për këtë, në fakt është një lojë transparente”.

Ai pretendon se Kosova nuk i do këto targa, sepse, sipas fjalëve të tij, nuk janë simbol i “shtetit të rremë të Kosovës”.

“Mirëpo problemi është te Perëndimi, veçanërisht te vendet e KUINT-it, sepse ata duhet t’i thonë Prishtinës se nëse duan ta zgjidhin problemin, duhet të bisedojnë me Beogradin”, i përsërit Drecun fjalët e shefit të tij Vuçiqit dhe vazhdon.

“Prishtina dëshiron të zbatojë diçka që nuk është pjesë e marrëveshjes. Nëse doni ta zgjidhni problemin, duhet të flisni. Prishtina nuk do të flasë me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb. Është politikë e planifikuar e Prishtinës që të shkaktojë incidente”, ka pretenduar Drecun duke u përpjekur të arsyetojë kërcënimet me dhunë në veri të vendit që po bëhen pikërisht nga ana e serbëve

Shpërndaje në

U Kopjua