Live

Drecun: Dyshojmë se Prishtina dëshiron ta zgjidhë rastin e vrasjes së Ivanoviqit

12:48 / 03 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun tha sot se Beogradi ka arsye të dyshojë se aktakuza e gjashtë personave në vrasjen e Oliver Ivanoviqit është një përpjekje për “të politizuar përfundimisht” çështjen dhe angazhimin e qartë të Prishtinës për të mos lejuar që ajo të zgjidhet.

“Unë uroj që të gabohem, por më duket se ne jemi në një proces që nuk do të përfundojë me zbulimin e së vërtetës në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës”, tha Drecun për TV Pink, duke shtuar se Prishtina po përpiqet të transferojë përgjegjësinë te serbët, transmeton Klan Kosova.

Prokuroria Speciale e Kosovës të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...