Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut të hënën mori vendim që ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina, të mos ekstradohet në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në avokati i tij mbrojtës i Morinës, Naser Raufi.
Lirimin e Morinës e ka konfirmuar edhe familjari i tij nga Gjakova, Gurakuq Dobruna.
“Vendimi për lirim është marr sot, kur do të lirohet nuk e dijmë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qendron Tomori. Sipas avokatit, kjo mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme”, ka thënë Dobruan.
Tomor Morina u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia dhe deri në lirim e plotë ai vazhdon të mbahet në burgun e Shkupit.