Live

Drejtoresha e Radiologjisë në SHSKUK, Nuza: Nuk e braktisa vendin edhe pse kam pasur oferta të shumta

22:41 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drejtoresha e Radiologjisë në SHSKUK,  Dr. Shkendije Nuza foli hapur e troç në një intervistë dhënë për gazetarin Ridvan Berisha.

Një nga çështjet që po e proekupon vendin tonë është edhe braktisja e mjekëve nga fusha të ndryshme për në vendet përendimore, këtë mundësi e ka pasur edhe drejtoresha Nuza por kjo e fundit nuk ka pranuar një gjë të tillë.

“Kam pasur oferta të shumta por nuk kam shku, kam pasur ftesa por nuk e di a kam bërë zgjedhjen optimale apo zgjedhje e gabuar por në një farë mënyre kam gjetur veten në vendin tim.” tha Nuza.

Megjithëse ajo ka vendosur të i shërbej vendit të saj, nuk paragjykon zgjedhjet e kolegëve që kanë bërë zgjedhjen e kundërt.

“Mjekët e rinjë po e shohin një të ardhme më të mirë, ju e shihni sa është paga bazë e një mjeku, mirëqenia me një pagë bazë të tillë nuk është e favorshme dhe marrë parasysh inflacionin, bota ka hapur dyertë për mjekë dhe ka nevojë çdokund dhe natyrisht resursin human e merr të gatshëm. Është e dhimbshme për vendin tonë, por që nuk mund ta gjykojmë asnjërin prej tyre për ikjen e tyre sepse secili dëshiron një të ardhme më të mirë” përfundoi ajo.

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua