Live

Drejtori ATK-së priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

16:12 / 05 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, Murtezaj njoftoi ambasadorin Abbott për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Po ashtu, Murtezaj falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Administratën Tatimore të Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me theks të veçantë në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

E nga ana tjetër, ambasadori Abbott, shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes të administratën tatimore, në ecjen përpara të proceseve të punës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...