Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka mbajtur një takim pune me drejtorë të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore.
Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Policisë, Hoxha kërkoi angazhime të shtuara nga të gjithë drejtuesit e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore, në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive dhe efikase ndaj qytetarëve dhe vendit.
“Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi, etj. Drejtori i Policisë Hoxha, ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore”, thuhet në njoftim.