Live

Drenas: Dy vajza mbyllen në një banesë, u rrahën dhe u maltretuan nga dy meshkuj

10:05 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Dy vajza kanë raportuar në polici se teksa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj janë dërguar në një banesë, ku janë sulmuar fizikisht nga ta.

Sipas tyre, të njëjtat më pas janë dërguar në një shtëpi tjetër.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...