Live

Dreshaj godet Vitinë: Kuadrot e ricikluara nuk sjellin përmirësim

11:12 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mungesë e barnave në pothuajse të gjitha klinikat. Ikje e personelit shëndetësor. E së fundi dhe dorëheqje në QKUK. Kjo është gjendja në shëndetësi, e cila vazhdon të jetë e rëndë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës Shemsedin Dreshaj,  thotë për “IndeksOnline”, se gjendja në shëndetësi asnjëherë nuk ka qenë më keq se tani.

“Situata në shëndetësi asnjëherë nuk ka qenë më keq se sa që është aktualisht. Përderisa shëndetësia nuk është prioritet qeverisës, nuk mendoj që gjendja do të  përmirësohet,  pa marrë parasysh kush është në krye të Qeverisë”, tha ai.

E sa i përket shpresës që ministri i riemëruar Arben Vitia ta përmirësoj gjendjen ,ai tha se kuadrot të cilat janë ricikluar, nuk kanë sjellë përmirësim.

“Deri më sot kuadrot të cilat janë ricikluar, nuk kanë sjellë përmirësim”, theksoi Dreshaj./IndeksOnline/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...