Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në emisionin “Prime Time” ka komentuar emërimin e Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë.
Dreshaj ka thënë se shpeson se këtë mandat Vitia do të ketë përformancë më të mirë pasi që dy mandatet e tjera s’ka qenë kështu, duke theksuar se shëndetësia e Kosovës aktualisht është në një situatë të keqe.
“Unë atë e kam koleg, nuk është hera e parë që është ministër, me ndërprerje është hera e tretë që bëhet ministër. Mendoj se i njeh problemet sepse nuk është hera e parë që është ballafaquar me to, por uroj që me pas përfomrancë më të mirë këtë mandat se dy mandatet paraprake. Sepse dy mandatet e kaluara nuk ka pasur një përformancë të duhur, është e vërtet që të dy mandatet i ka pasur në pandemi, por këtë herë e gjenë shëndetësinë në një situatë shumë më të rëndë se që e ka lënë. Shëndetësia kurrë s’ka qenë ma keq se kaq. Është në krizë të rëndë. Qeveria duhet ta merr me seriozitet shëndetësinë.”, ka thënë Dreshaj.