Toka lëkundet ndjeshëm në Itali, ku banorët e rajoneve qendrore kanë përcaktuar qartazi një tërmet të përllogaritur nga sizmologët si i magnitudës 4.4.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në afërsi të Perugias, në bashkinë e Umbertides. Një pjesë e popullsisë në atë rajon por edhe në rajonet kufizuese doli në rrugë nga paniku, dhe kujtimi i tërmeteve që në shtatorin e vitit 1997 po në atë rajon shkaktuan 11 viktima dhe shkatërrime të mëdha, edhe të trashëgimisë kulturore.
Pamja e shembjes së kupolës së bazilikës së Shën Françeskut në Assisi, një nga simbolet e katolicizmit, së bashku me kryeveprat e Giottos dhe Cimabues, bëri atëherë xhiron e botës.
Autoritetet italiane në këtë rast nuk dëshmojnë për dëme të rënda, përtej disa shembje të godinave të vjetra dhe jashtë norme, por të gjithë infrastruktura do të inspektohet, dhe për këtë arsye janë pezulluar linjat e trenave dhe shkollat do të mbeten të mbyllura ditën e nesërme.