Live

DRITON KUKA HYN NË POLITIKË

13:08 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Driton Kuka trajneri i xhudistës Majlinda Kelmendit i është futur politikës.

Kuka i është bashkuar subjetit të Ramush Haradinaj, AAK-së.

Që të dy këtë lajm e kanë konfirmuar përmjes një postimi në facebook.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj! Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi!”, ka shkruar trajneri.

Kam miq në çdo parti politiike dhe parimi im është bashkëpunimi pët të mirë të vendit! Kosova mbi të gjitha …” – është shprehur  Kuka.

Ndersa Haradinaj u shpreh se është jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës.

 “Një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës”, shtoi lideri i  AAK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua