Live

Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, sekuestrohen 126 kg kanabis

12:13 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

126 kilogramë dhe 380 gram kanabis janë sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës.

Sipas raportimeve nga mediet greke mësohet se droga ishte nisur nga Shqpiëria në drejtim të Greqisë.

Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo.

Raportohet se droga ishte e ndarë 89 pako dhe ishte e futur në pjesën e pasme të makinës, ashtu siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga policia helene.

Sipas autoriteteve çmimi i drogës se sekuestruar arrin një vlerë rreth 316 mijë euro.

Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, pasi dyshohet se janë dy shqiptarë që e kanë transportuar lëndën narkotike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...