Edhe pse jemi në ditën e gjashtë të muajin e dytë të këtij viti duket se për ndryshimin e çmimeve të produkteve esenciale ka qenë kohë e mjaftueshme.
Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e disa produkteve bazike për jetën e qytetarëve kanë pësuar ngritje e disa zbritje.
Shënim: Statistika poshtë paraqesin çmimin mesatar të produkitit që mund të sigurohet në tregjet (marketet) në Kosovë.
Miellin në sasi prej 5 kilogramësh, deri në ditën e gjashtë të janarit qytetarët kanë mundur ta blejnë për 3 euro e 51 cent.
Ndërsa, prej kësaj date e tutje ky produkt është shitur për 30 cent më shumë, pra për 3 euro e 81 cent.
Buka e bardhë nuk ka pësuar ndryshim për këto 43 ditë të 2023- tës.
Çmimi i një buke vazhdon të jetë 50 cent.
Mishi i bardhë deri më 8 janar ka qenë i qasshëm për 7 euro e 29 cent.
Nga ajo datë e tutje është shtrenjëtuar për 46 cent, aktualisht kushton 7 euro e 75 cent.
Qumështi i freskët vendor nuk ka pësuar luhatje çmimesh.
Ai në tregjet vendore mesatarisht ka çmim 1 euro e 43 cent.
Ndërsa, qumshti i tipit tetrapak në dy ditët e fundit është shtrenjëtuar për 2 cent.
Ajka, nga 1 euro e 65 cent sa ka qenë e qasshme deri më 18 janari tani është për 1 euro e 49 cent.
Vajit ushqimor i është ndryshuar çmime në tri faza.
Deri më 12 janar ka kushtuar 2 euro e 14 cent, 12- 19 janar ka kushtuar 7 cent më lirë.
Ndërsa tani, çmimi i saj është 1 euro e 93 cent.
Një kilogram patate aktualisht mund të blihet për 22 cent më shumë.
Në shumicën e tregjeve një kilogram patate mund të blihet për 88 cent nga 66 sa ishte më 4 janar.
Ndryshe nga sheqeri që është shtenjëtuar për 27 cent, çmimi i kafes së bluar është ulur.
5 kilogram sheqer aktualisht mund të blihen me 5 euro e 90 cent.
500 gram kafe e bluar prej tre ditësh mund të sigurohet me 5 euro e 57 cent nga 6 euro e 10 cent sa kushtonte me 6 janar.
Një litër benzinë aktualisht kushton mesatarisht 1 euro e 38 cent.
Tre cent më shumë nga që ka kushtuar me 4 janar.
Një metër kub druri në këtë 33 ditë të 2023- tës është shitur 67 euro e 33 cent.
Më 17 tetor është miratuar projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.