Në konferencën e Sunny Hill Festival foli edhe këngëtarja me famë ndërkombëtare tashmë, Dua Lipa.
Ajo u shpreh e lumtur me ardhjen në kryeqytet si dhe shumë entuziaste për festivalin dhe për “Akademinë Sunny Hill” që do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.
“S’po di as ku me ja nis. Po du me ju thanë faleminderit që keni ardh edhe që na keni bërë të mundur mee ba Festival në Prishtinë edhe me provu me ba diçka ma ndryshe në Prishtinë me këtë fondacion. Ka qenë ëndërr e madhe me pas një hapësirë ku fëmija e të rinjtë mujnë me ardh, se në Kosova ka talenta, e ata me pas një bazë ku munden me ardh edhe me shpreh talentin e tyre. Po ndihna krenare që sot kemi me nënshkru këtë…ne ëndërrojmë shumë shumë shumë dhe e vlerësojmë përkrahjen që na keni dhënë sepse do ta kishim të pamundur ta bënim këtë. Është projekt i madh dhe është gjë që po bëhet me pasion, por mendoj se do të jetë e mahnitshme, ka thënë ajo.
Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u shpreh gjithashtu i lumtur për këtë iniciativë.
“Ajo që kemi diskutuar me Dukagjin Lipën për disa vite, tani po bëhet realitet. Tani kam kënaqësinë që ta nënshkruajë një marrëveshje, ku Sunny Hill Founation do të investojë së bashku me Komunën e Prishtinës, 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave që po e quajmë Sunny Hill Academy”.
“Aty do të ketë studio të ushtrimeve, studio incizuese, instrumente për të ushtruar talentet e Kosovës dhe kam kënaqësinë të ju njoftoj se pjesën ku ka qenë e vendosur ‘American School of Kosova’ do ta japim në shfrytëzim për shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’ e cila do të bartet komplet në atë pjesë dhe po ashtu një pjesë do të jetë e dhënë për studiot e Sunny Hill Academy”