Dua Lipa u pa të shtunën teksa po dilte në qytetin e New Yorkut.
Interpretuesja e hitit “Love Again” dukej e ngrohtë dhe komode pasi kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe një shall të gjatë me thekë të mbështjellë rreth qafës.
Fituesja e çmimit “Grammy” veshi xhinse të lira dhe atlete të bardha për daljen e saj në New York, duke i lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, shkruan DailyMail.
Artistja me origjinë shqiptare e mbajti pranë saj çantën në ngjyrë të kaltër të markës “Chanel” dhe kishte aplikuar një makijazh minimal në fytyrën e saj, ku kishte vendosur një palë syze dielli të gjera.
27-vjeçarja dukej e rikuperuar mirë nga performanca e saj e së premtes mbrëma në koncertin ‘Jingle Ball’ të New Yorkut, ku u ngjit në skenë së bashku me artistë të famshëm si: Lizzo, Charlie Puth, Backstreet Boys, Demo Lovato dhe shumë të tjerë.
Dua Lipa përdori podkastin e saj “Dua Lipa at your service” për të hyrë në fushën politike me episodin e fundit të sezonit të dytë, i cili përmbante një intervistë me gazetarin Dean Baquet. Intervista u promovua në internet dhe në buletinin e saj ‘Service 95’.
Ajo dhe ish-redaktori i New York Times diskutuan disa tema, duke përfshirë situatën aktuale në Iran, ku protestat e udhëhequra nga gratë po zhvillohen që nga 16 shtatori, ku një grua e re vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit.
Rreth treqind protestues thuhet se kanë vdekur në duart e policisë dhe një prej tyre thuhet se është ekzekutuar të enjten.