Live

Duda Balje: Vlera e koeficientit jo 105€, është dashur të jetë 120€

20:02 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, nuk po pajtohet me vlerën e koeficientit të pagave prej 105 €, pasi që, siç thotë ajo, një vlerë e tillë është shumë e ulët dhe nuk i zbutë pasojat e inflacionit të lartë në Kosovë.

Deputetja Duda Balje ka deklaruar për Front Online se vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 120 €.

“Vlera e koeficientit prej 105 euro është shumë e ulët, është dashur të jetë 120 € pasi ka krizë të madhe ekonomike në vend”, u shpreh Balje për Front Online.

Për vlerën prej 105 € të koeficientit të pagave janë deponuar një numër i madh ankesash tek Avokati i Popullit, ku kërkohet nga ky i fundit ta çojë rastin në Gjykatë Kushtetuese.

Për dallim nga kryeministri Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, që kanë deklaruar se shërbyesëve civil u janë ngritur pagat nga 1 shkurti i këtij viti, me pohimet e tilla nuk janë pajtuar deputetët e opozitës dhe përfaqësues të sindikatave kosovare. Këta të fundit kanë kërkuar që vlera e koeficientit të sillet prej 120-130 €./Front Online/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...