Live

Dugolli kërkon nga KFOR-i të zbatojë Rezolutën 1244

22:22 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. Sipas Dugollit, Qeveria e Kosovës ka kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosura nga njerëzit e armatosur në veri të vendit, të cilët janë nën urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por siç ka thënë ai, është kërkesa e KFOR-it, ajo që ka lënë pa vepruar Qeverinë e Kosovës për t’i larguar barrikadat.

“Nëse nuk do ta kishim dëgjuar KFOR-in do të akuzoheshim se nuk jemi duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tani çdokush e ka të qartë se Qeveria e Kosovës ka toleruar për tej masës. Unë mendoj që KFOR-i ka dështuara në kryerjen e misionit të vet sipas rezolutës 1244”, ka deklaruar Dugolli.

Më tej, ai ka thënë se KFOR-i është përgjegjës për vijën kufitare të Kosovës. “Në momentin që futen grupe të armatosura, kanë ardhur ilegalisht në Kosovë dhe jo nga pika kufitare”, ka përfunduar Dugolli./RTV Dukagjini

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...