Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Enver Dugolli, ka thënë se serbët e dorëhequr nuk duhet të lejohen asnjëherë të kthehen në Policisë të Kosovës.
Dugolli në Debat Plus ka thënë se një pjesë e policëve serbë që kanë dhënë dorëheqje kanë qenë nën hetime pasi kanë pasur veprime te çuditshme, por një pjesë e tyre e ka krye detyre sic duhet.
“Ni pjesë e tyre dhanë dorëheqje, ne realitet që kanë pas veprime ligjore. Që kanë pasur veprime të çuditshme, por një pjesë e tyre e kanë kry detyrën sic duhet.. Une mendoj që të gjithë ata policë që kanë refuzu zbatimin e vendimit të RKS nuk duhet të kenë vend në Policinë e Kosovës”, ka thënë Dugolli.