Live

Dugolli: Policët serbë që u dorëhoqën nuk duhet të lejohen të kthehen kurrë më në Polici

22:34 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Enver Dugolli, ka thënë se serbët e dorëhequr nuk duhet të lejohen asnjëherë të kthehen në Policisë të Kosovës.

Dugolli në Debat Plus ka thënë se një pjesë e policëve serbë që kanë dhënë dorëheqje kanë qenë nën hetime pasi kanë pasur veprime te çuditshme, por një pjesë e tyre e ka krye detyre sic duhet.

“Ni pjesë e tyre dhanë dorëheqje, ne realitet që kanë pas veprime ligjore. Që kanë pasur veprime të çuditshme, por një pjesë e tyre e kanë kry detyrën sic duhet.. Une mendoj që të gjithë ata policë që kanë refuzu zbatimin e vendimit të RKS nuk duhet të kenë vend në Policinë e Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Shpërndaje në

U Kopjua