Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Hamburgut, raporton DW.
Policia e Hamburgut tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.
Sipas disa raporteve të mediave, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelboge.
Banorët që jetonin aty pranë u paralajmëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.