Sipas raporteve të Radio ZET të Polonisë dy raketa kanë goditur në venbanimin Przewodów afër qytetit Lublin në juglindje të Polonisë. Sipas raportit të tyre 2 persona kanë vdekur si pasojë.
Siç raportohet raketat kanë rënë në një fermë në Przewodów dhe si pasojë kanë vdekur dy person dhe përfaqësues të ushtrisë polake dhe të zyrës së Prokurorit kanë arritur për të shqyrtuar situatën.
Raportet e sulmeve me raketa janë jo zyrtare tani për tani por raportohet se Forcat Ajrore të Polonisë kanë ngritur aeroplanët luftarak sipas pretendimeve në rrjete sociale.
Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Müller ka njoftuar në konton e tij në Twitter se Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Premier @MorawieckiM zwołał w trybie pilnym Komitet Rady Ministrów do spraw Bezpieczeństwa Narodowego i spraw Obronnych.
— Piotr Müller (@PiotrMuller) November 15, 2022
Nuk ka raporte se nga vinin raketat apo kush i nisi por sot Rusia ka urdhëruar bombardimin më të rëndë ajror në Ukrainë që prej nisjes së invadimit në rreth 12 qytete të shtetit.
Reporteri i medias izraelite Kann Amichai Stein ka shkruar në konton e tij në Twitter se sipas një zyrtari të largë të inteligjencës të SHBA’së ka thënë se ishin raketat ruse që kanë goditur në territorin polak.
#BREAKING: Senior US intelligence official: Russian missiles crossed into NATO member Poland, killing two people pic.twitter.com/qbYefGcstI
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 15, 2022