Janë arrestuar dy persona në Gjakovë pasi kanë kanosur një tjetër me armë në komunikacion.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se edhe ia kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur me armë viktimën mashkull kosovar dhe i kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.