Live

Dy të arrestuar që gjuajtën tri herë me armë ndaj një personi

11:59 / 21 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Në Shirokë të Suharekës janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë shtënë tri herë me armë zjarri ndaj një personi tjeter.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja dhe një armë gjysmëautomatike.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua