Live

Dy të lënduar si pasojë e një vetëaksidenti në Gjilan

10:36 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i tha Gazetës Express se për shkak të këtij vetaksidenti dy persona janë lënduar.

Ai thase të lënduarit janë nxjerrr nga automjeti nga ekipi i zjarrfikësve, derisa shton se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin  Livoq i epërm komuna Gjilan ,  ka ndodhur një vet aksident Trafiku ku e  perfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lendime  trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit  kanë marr ndihmë në  emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit, (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e kanë bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit. Për momentin sipas mjekut kujdestar te lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Me rastin janë duke u mare policia e Kosovës njësiti i Trafikut rajonal”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...