Dy persona janë vrarë dhe mbi katër të tjerë janë plagosur nga sulmi me armë në qendrën e kryeqytetit francez, njofton prokuroria e Parisit, duke shtuar se i dyshuari 69 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Policia e Parisit njofton publikun se po merren me rastin e ndodhur në zonën 10 të kryeqytetit dhe fton që të evitohet kjo zonë, raporton France24, përcjell Klankosova.tv.
“Ka ndodhur një sulm me armë. I falënderoj forcat e sigurisë për ndërhyrjen e shpejtë të tyre. I ndaj shqetësimet me viktimat dhe dëshmitarët e kësaj drame”, shkruan zëvendës-kryebashkiaku i Parisit Emmanuel Gregoire në Twitter.
Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar disa të shtëna zjarri në rrugën ‘d’Enghien.