Live

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

11:07 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurt, mes tjerash, ka numëruar edhe suksese e sfidave përgjatë dy vjetëve, ku u ndal tek pandemia COVID-19, kriza energjetike, inflacioni e lufta në Ukrainë.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”.

“Dy vjet më parë, në mars të vitit 2021 për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon pasi qeveria paraprake kishte dështuar t’i sigurojë ato. Virusi korona ishte shkaktuar i krizës globale, mbyllja që ishte për të menaxhuar shkallën e shpërndarjes kishin ulure dhe aktivitetin ekonomik”, tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua