Live

Dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim parash, arrestohen dy punonjës të postës së Rahovecit

19:48 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK)-Gjakovë, kanë pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se: në postën kryesore në Rahovec, kishin hasur një shumë të monedhave metalike të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Hetuesit e NjRHKEK-Gjakovë, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7000 (shtatë mijë) €, dyshohet të falsifikuara, janë futur në shërbim në postën e Rahovecit.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, B.D., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar, menaxher në postën në Rahovec) dhe H.D., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar). Në postë janë gjetur dhe konfiskuar, nën dyshimin se janë të falsifikuara, shuma e monedhave prej: 1362 X 2 =2 724 €, 970 X 1= 970 €, 1480 X 0.50=740€, gjithsej 4434 €. Po ashtu, dyshohet se 2566 € janë shpërndarë tek qytetarë që kanë kryer shërbime në këtë postë e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

Në konsultim me organet e drejtësisë, janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një lokal biznesi (dyqan).

Dy të dyshuarit, janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas  intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuarin B.D., ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i dyshuari H.D.,  për ‘’falsifikim të parasë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...