Live

Dyshohet për nëntë policë të vdekur nga sulmi me bombë në Irak

18:00 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një burim për Reuters ka thënë se nga një sulm me bombë dhe me armë në  veri të Irakut dyshohet se janë vrarë nëntë policë.

Ndërsa, disa orë më herët sot brenda ditës ishte raportuar se të vrarë janë shtatë policë.

Sulmi ndodhi pranë qytetit të pasur me naftë të Kirkukut, rreth 293 km (182 milje) nga kryeqyteti Bagdad të dielën.

Asnjë grup nuk ka thënë se qëndron pas vrasjeve, por zyrtarët fajësuan grupin Shteti Islamik.

Të mërkurën, një bombë në anë të rrugës vrau tre ushtarë irakianë pranë Bagdadit. Shteti Islamik tha se e vendosi bombën, shkruan AlJazeera

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...