Live

E bëri vet hallakamën si ministre me akraba të partisë, Gërvalla i sulmon partitë e opozitës

18:11 / 23 Prill 2024

Nga Kosova Live

Në mungesë të aftësisë për të udhëhequr politikën e jashtme shtetërore, znj. Gërvalla Schwarz i rikthehet manipulimeve për kinse rregullim të administratës së ministrisë.

Tash na paska “qërru oriz” duke “hallakat” në administratë për nepotizmin dhe afërsitë familjare në MPJD. Tash ka nxjerrë edhe një argument për spastrim të radhës të ministrisë nga zyrtarë me përvojë të gjatë në administratë dhe diplomaci.

Por, duhet të bëjmë të ditur znj. Gërvalla Schwarz se me vendimet e saja ka nxitur punësime dhe shpërblime në baza familjare për shërbëtorët e saj. Rast konkret është z. dhe znj. Berbatovci të cilët për manipulimet e bëra me auditimet janë shpërblyer me mision diplomatik në të njëjtin mision. Për të mos mbetur borxh publiku dhe prokuroria duhet të informohen se znj. Gërvalla Schwarz ka falsifikuar dokumentin për kryerjen e praktikës së bijës së saj, pa e bërë asnjë ditë praktikë. Për më tepër ky është konflikt interesi, falsifikim që duhet të trajtohet me Kodin Penal.

E si mund një person i zhytur thellë në thyerje ligjore, keqpërdorim të detyrës zyrtare, në nepotizëm të drejtpërdrejtë rë flet për ligjshmërinë, meritokracinë, të drejtën?!

Shpërndaje në

U Kopjua