Një prej njerëzve më të afërt të presidentes Osmani, Artan Murati, ditë më parë e braktisi punën në Presidencë.
Ky i fundit e kishte lënë punën në kabinetin e Osmanit për shkak të, siç thuhej në njoftimin zyrtar, angazhimit profesional.
“Presidentja Osmani ka falënderuar z. Artan Murati për punën e tij të palodhshme dhe kontributin profesional në Kabinet përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë, ndërkaq i ka uruar sukses në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, thuhej në njoftimin e Presidencës.
Murati shërbente si këshilltar i Vjosa Osmanit edhe përgjatë kohës sa kjo e fundit ishte Kryetare e Kuvendit dhe më pas u “kontrabandua”, duke u emëruar si këshilltar në Presidencë. Megjithatë, vetëm pak ditë më pas, ai ka nisur një punë të re dhe këtë e ka bërë publike edhe vetë. Murati është angazhuar OJQ-në National Democratic Institute – NDI.